Vile luksoze me qira ne zonen e Picalles ne Tirane

ID TRR-325-45A
Lloji prones Vile
Status Me Qira
Çmimi € 12.000
Sipërfaqe m2 740
Dhoma 5
Tualete 6
Ballkone 2
Parkim Po
Qyteti Tirane
Adresa Picalle, Tirane

Rezidence e re dhe e ndertuar me nje stil luksoz e cila permban 5 dhoma gjumi, 6 tualete, me 2 dhoma ndenjeje. Ka një pishinë private Infinity, një xhakuzi me ngrohje, një dhomë kinemaje, një qilar vere nentoke, nje kuzhine te dyte profesionale dhe bodrum. 
Kati i pare ka 2 dhoma gjumi totalisht te kompletuara, nje kuzhine sebashku me nje ambient ngrenie, pjesen e ndenjes prane oxhakut dhe sallon me nje ambient te dyte ngrenie. Gjithashtu ne kete kat eshte dhe nje dhome kinemaje me projektor dhe foni profesionale.
Vila eshte plot drite, me vetrata te medha xhami, me pamje nga jugu si dhe gjithashtu me pamje nga nje oxhak drite i ndertuar ne anen perendimore te prones.
Kati i dyte perbehet nga tre dhoma gjumi, secila me banjo te vecante. Secila nga dhomat ka akses ne ballkonin e pasem pervec dhomes kryesore e cila lidhet dhe me ballkonin e perparem. Ky kat eshte me i vogel dhe pjesa e soletes se katit te pare sherben pjeserisht si tarrace e gjelberuar. 
Dhomat kane pamje kryesore nga Jugu dhe njera me nje dritare nga lindja e nje tjeter me pamje nga Perendimi.
Shtepia ka parkim te mbyllur per dy makina dhe mundesi parkimi per 6-7 te tjera duke perdorur rrugen ne ngjitje. 
E gjithe prona eshte mobiluar me stil modern. Rifiniturat dhe materialet e perdorur jane te cilesise me te larte dhe duke perdorur standartet me te mira te sigurise dhe kujdesit ndaj zjarrit. Sistemi i kondicionimit eshte Daikin dhe shtepia ka dhe sistemet mbeshtetes te ngrohjes se te ujit dhe xhakuzi. 
Zona eshte rezidenciale dhe tejet e qete.


Cmimi: 12.000 euro/muaj
 

Vendndodhja e pronës në hartë

Na kontaktoni

at.png
mail-text.png
phone-icon.png
+355 4480 2288
+355 6960 88288      whatsapp.png viber.png
contact_company.jpg
Rr. Durresit, kryqezimi me Rr. Milan Shuflaj. Nr. 5 Tirana, Albania

Kërko informacion për pronën