Vile 4 katshe ne shitje prane Vilave Amerikane ne Tirane
ID | TRS-1020-51i |
Lloji prones | Vile |
Status | Në Shitje |
Çmimi € | 804.000 |
Sipërfaqe m2 | 536 |
Dhoma | 8 |
Tualete | 8 |
Ballkone | 9 |
Parkim | Jo |
Qyteti | Tirane |
Adresa | Rruga Haki Shehu |
Vile 4 katshe ne shitje ne rrugen Haki Shehu , afer Vilave Amerikane .
Banesa ka nje siperfaqe totale prej 536 m2 , te 4 katet dhe trualli me siperfaqe prej 246 m2dhe ofrohet e pamobiluar.
Me pare eshte perdorur si kopesht femijesh , keshtuqe ka vetem nje kuzhine ne katin perdhe, por ofron mundesine per te bere sallon dhe kuzhine ne katet e tjera.
Shperndarja e brendshme eshte si me poshte :
-Kati perdhe eshte me siperfaqe 122 m2 me tre dhoma ku ne njeren eshte dhe nje kuzhine, korridor dhe dy tualete .
-Kati I pare eshte me siperfaqe 138m2 me tre dhoma ,korridor , dy tualete dhe tre ballkone.
-Kati I dyte eshte me siperfaqe 138m2 me tre dhoma , korridor , dy tualete dhe tre ballkone.
-Kati I trete eshte me siperfaqe 138m2 me tre dhoma , korridor , dy tualete dhe 3 ballkone.
Vila ka dhe nje hapesire perpara hyrjes ne te cilen jane te vendosura shkallet e jashtme.
Ngrohja dhe ftohja behet me kaldaja te cilat jane te vendosura ne cdo kat dhe cdo dhome.
Orientimi I baneses eshte nga veri-lindja dhe veri-perendimi me drite gjate dites .Rrethohet nga gjelberimi I pemeve dhe bimeve rreth saj , si ne kopshtet ngjitur ashtu dhe ne rrethimin e viles.
Ka mundesi parkimi ne oborrin e baneses dhe ne rrugicat afer saj.
Nder pikat e forta qe kjo banese ka , eshte vendndodhja dhe qetesia qe ofron.Duke qene ne nje zone me vila rezidenca dhe ambasada (Ambasada Turke , Ambasada Rumune) siguria eshte kryefjala e zones.
Larg zhurmave dhe smogut te qytetit por mjaftueshem afer per te aksesuar rruget kryesore te tij.
Ka akses ne rrugen e Elbasanit dhe rruget e tjera lidhese .
Disponon certifikate te rregullt pronesie .
Cmimi 1500 Euro/ m2