Vile 4-kateshe per shitje prane rrethrrotullimit te Doganes ne Tirane
ID | TRS-721-33V |
Lloji prones | Vile |
Status | Në Shitje |
Çmimi € | 600.000 |
Sipërfaqe m2 | 594 m2 |
Dhoma | 8 |
Tualete | 5 |
Ballkone | 3 |
Parkim | Po |
Qyteti | Tirane |
Adresa | Rruga Vangjel Noti |
Vile per shitje ne rrugen Vangjel Noti ne Tirane.
Eshte e ndare ne 4 kate dhe e rrethuar me mure per te ofruar privatesi, ku siperfaqja toke eshte 479 m2 ndersa siperfaqja e ndertimit eshte 594 m2.
Kati I: Bar-kafe me siperfaqe 110 m2, dy dhoma dhe nje banjo.
Kati II: Ka sallon dhe kuzhine, 3 dhoma gjumi, 2 banjo dhe ballkon.
Kati III: Organizohet ne sallon me kuzhine, 3 dhoma gjumi, 2 banjo dhe ballkon.
Kati IV: Organizohet ne nje ambient te hapur papafingo dhe nje verande.
Vila ofrohet totalisht e mobiluar me nje stil bashkekohore e pershtatshme per nje jetese te rehatshme, e shtruar e gjitha me parket druri cilesore, dritaret jane me grila, salloni dhe kuzhina ne secilin kat kane hapesire te madhe, kuzhina eshte e kompletuar me cdo pajisje te nevojshme elektroshtepiake dhe ka tavoline ngrenieje, dhomat jane te mobiluara me mobilie moderne, banjot kane goxha hapesire dhe jane te shtruara me pllaka.
Oborri eshte i gjelberuar me peme, ofron edhe ambient ndenjeje jashte per nje mbremie te kendshme, ka siperfaqe te bollshme duke ofruar dhe mundesi parkimi per 6-7 makina.
Ambienti shtepiak ngrohet dhe ftohet nepermjet sistemit qendror chiller dhe sistem kapot ne te gjithe vilen.
Banesa eshte e pershtatshme si per banim ashtu edhe per biznese te ndryshme si kopesht, cerdhe, hotel etj.
Ndodhet prane zones se Don Boskos.
Prona eshte e pajisur me certifikate te rregullt pronesie.
Cmimi: 550.000 euro