Vile 3 kateshe me qera prane Vilave Gjermane ne Tirane
ID | TRR-1014-27j |
Lloji prones | Vile |
Status | Me Qira |
Çmimi € | 2800 euro |
Sipërfaqe m2 | 240 m2 |
Dhoma | 4 |
Tualete | 3 |
Ballkone | 2 |
Parkim | Po |
Qyteti | Tirane |
Adresa | Rruga Fuat Toptani |
Vile 3 kateshe me qera prane Vilave Gjermane ne Tirane.
Zona eshte e njohur ne kete emertim duke qene se aty ndodhen disa vila te banuara nga qytetare shqiptare dhe te huaj.
Zona ju ofron qetesi dhe sigurine e nevojshme.
Kjo vile ka siperfaqe te banueshme prej 240 m2, te shperndare ne tre kate:
-kati i pare ofron sallonin e ndenjes, kuzhinen, korridor dhe banjo
-kati i dyte ka 3 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon
-dhe kati i fundit sallonin me oxhak funksional, dhome gjumi dhe tualet.
Kati i fundit eshte mjaft i pershtatshem dhe per miqte tuaj.
Katet jane te lidhura me shkalle te brendshme.
Vila mund te jepet me qera bosh ose e mobiluar, ne varesi te kerkesave te klientit.
Perpara saj shtrihet oborri prej 250 m2 i gjelberuar dhe me mundesi parkimi.
Zona eshte zhvilluar vitet e fundit, ku ne te operojne dhe shkolla te huaja dhe biznese te tjera.
Ndodhet shume prane rruges se Elbasanit dhe shopping center TEG.
Cmimi: 2800 euro/muaj