Vile 2 kateshe ne shitje ne kompleksin rezidencial San Pietro ne Gjirin e Lalezit

ID GLS-425-1A
Lloji prones Vile
Status Në Shitje
Çmimi € 750.000
Sipërfaqe m2 191.1m2
Dhoma 3
Tualete 3
Ballkone 1
Parkim Po
Qyteti Gjiri Lalzit
Adresa San Pietro, Gjiri i Lalezit

Kjo vilë me arkitekturë moderne ndodhet në kompleksin ekskluziv San Pietro, në një nga zonat më të bukura dhe të kërkuara të bregdetit shqiptar, Gjiri i Lalëzit.
E ndodhur në brezin e tretë të kompleksit, vila ka pamje nga deti dhe ofron një jetesë të qetë e cilësore në afërsi të vijës bregdetare.
E ndërtuar me standarde të larta dhe dizajn minimalist, vila ofron nje siperfaqe ndertimi prej 191.1m2 dhe oborr prej 350m2.
Organizimi i brendshëm përfshin nje dhome ndenje të gjerë dhe të ndriçuar, kuzhinë, 3 dhoma gjumi dhe 3 tualete.
Fasada elegante me veshje guri natyral në katin përdhe, që i jep karakter dhe një pamje luksoze.
Dritare të mëdha panoramike, që lejojnë ndriçim natyral të bollshëm dhe lidhje të drejtpërdrejtë me natyrën përreth.
Oborr të rregulluar me kujdes, me gjelbërim dhe pemë decorative.
Hapësirë parkimi të shtruar me gurë dekorativë, brenda pronës.
Ballkon i bollshëm në katin e dytë, ideal për relaks dhe pamje të hapur
Ambienti është i qetë, me privatësi të garantuar dhe mjaftueshëm hapësirë për aktivitete në natyrë. Vila është e përshtatshme si banesë pushimi, investim për qira afatshkurtër apo edhe si rezidencë e përhershme.
Kompleksi ofron siguri 24 orë, infrastrukturë të mirëmbajtur, akses të drejtpërdrejtë në plazh si dhe ambiente argëtimi dhe rekreative për të gjitha moshat.


Cmimi: 750.000 euro
 

Vendndodhja e pronës në hartë

Na kontaktoni

at.png
mail-text.png
phone-icon.png
+355 4480 2288
+355 6960 88288      whatsapp.png viber.png
contact_company.jpg
Rr. Durresit, kryqezimi me Rr. Milan Shuflaj. Nr. 5 Tirana, Albania

Kërko informacion për pronën