Vile 2 - kateshe me qera prane bulevardit Bajram Curri ne Tirane (TRR-515-14b)
ID | TRR-515-14b |
Lloji prones | Vile |
Status | Me Qira |
Çmimi € | 1000 Euro |
Sipërfaqe m2 | 300 m2 + 250 m2 |
Dhoma | 3 |
Tualete | 5 |
Ballkone | 1 |
Parkim | Po |
Qyteti | Tirane |
Adresa | Rruga Shyqyri Ishmi |
Vile me qera ne rrugen Shyqyri Ishmi ne Tirane.
Pozicionohet ne krah te rruges kryesore me siperfaqe ndertimi prej 300 m2 dhe siperfaqe toke prej 250 m2.
Perpara viles shtrihet oborr i gjelberuar me peme dhe lule te ndryshme ku ju mund te kaloni pasditen tuaj.
Vila eshte e ndare ne 2-kate ku:
Ne katin e pare ka sallon, kuzhine te vecuar, vend ngrenje me vete, 2 tualete dhe koridor. Gjithashtu ne oborrin e viles eshte ndertuar nje godine 1-kateshe ku brenda saj ndodhet nje dhome se bashku me tualet.
Ne katin e dyte ka sallon, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, ballkon i madh dhe koridor.
Vila eshte plotesisht e mobiluar me te gjitha pajisjet dhe eshte shume e pershtatshme per banim por edhe per biznese te ndryshme, zyra, kompani, fondacione, shoqate, kopesht per femije etj.
Kjo prone eshte ndertuar nga italianet dhe cdo dhome ka siperfaqe te konsiderueshme.
Drite e diellit mbizoteron gjate gjithe dites ne kete vile. Ngrohja dhe ftohja behet nepermjet 2 kondicionereve.
Zona eshte e qete, e zhvilluar dhe shume e preferuar si nga banoret vendas ashtu dhe nga te huajt.
Eshte e mbushur plot me dyqane te ndryshme, supermarkete, bare, restorante, minimarkete, zyra dhe institucione te ndryshme etj.
Pozicioni ne te cilen ndodhet vila eshte shume e mire, vetem disa minuta larg qendres se Tiranes dhe me akses ne rrugen e Elbasanit dhe bulevardin Bajram Curri.
Ju mund te parkoni makinen tuaj brenda viles.
Cmimi 1000 Euro / muaj