Komisionet e Agjensise
Pershendetje vizitore te faqes sone!
Agjentet tane kane bere maksimumin qe te kemi nje shumellojshmeri pronash dhe shpresojme qe te keni gjetur ate ose ato te cilet i perputhen kerkeses suaj.
Para se te avanconi me tej eshte detyre e jona ligjore t‘ju lajmerojme mbi komisionet (pagesat ) qe ne aplikojme.
Bazuar ne Legjislacionin Shqiptar, te Drejten Tregtare dhe praktikave te konsoliduara te agjenteve te pasurive te patundshme ne te gjithe boten ne , ne zotesine e personit juridik aplikojme tarifat e meposhtme.
Shebime falas ndaj paleve: Keshillim juridik i paleve ne marredhenien tregtare. Keshillim ekonomik dhe vleresim ne parim i prones. Vleresim ne total i tregut ne nje zone te paracaktuar. Hartim ose keshillim gjate hartimit te kontratave respektive. Shtim i pronave te shoqeruara me foto ne sistemin e menaxhuar nga ne. Shoqerimi per te vizituar prona te zgjedhura nga klientet brenda qellimit te parashikuar nga fusha jone e aktiviteti.
Sherbimet me pagese.
Ato sherbime qe ne aplikojme pagesen quhen komisione . Komisionet aplikohen vetem ndaj paleve ne nje marredhenie tregtare e cila eshte arritur me ndermjetesimin e stafit te agjencise sone.
Shitje
Komisioni ndaj pales e cila shet nje prone eshte 3% e vleres totale te shitjes se prones. Komisioni eshte i pavarur nga blerja me pagese te plote apo blerje me pagese me keste. Komisioni i paguhet agjensise ne momentin e sigurimit te blerjes nga ana e paleve me nje pagese financiare.
Komisioni ndaj pales blerese te nje prone i cili eshte lajmeruar dhe/ose shoqeruar per te pare pronen ne fjale nga nje ose me shume persona te stafit tone eshte 1% e vleres totale te blerjes.Komisioni eshte i pavarur nga blerja me pagese te plote apo blerje me pagese me keste. Komisioni i paguhet agjensise ne momentin e sigurimit te blerjes nga ana e paleve me nje pagese financiare.
Qira
Komisioni i pales qe jep me qera nje prone eshte 1/12 e vleres totale te qerase ne vitin e pare.Ky komision zbatohet vetem per vitin e pare te parashikuar ne kontrate ose me pak se nje vit.Ky komision nuk aplikohet ne vitin e dyte e ne vazhdim te kontrates ose ne rinovimet e mundshme pas vitit te pare.
Komisioni ndaj pales e cila merr me qera nje prone eshte 1/2 e vleres totale te qerase mujore, pamvaresisht kohezgjatjes se kontrates. Ky komision zbatohet per qeramarrjet nga 1 muaj deri ne 12 muaj.Ky komision nuk aplikohet ne vitin e dyte e ne vazhdim te kontrates ose ne rinovimet e mundshme pas vitit te pare.
Per kontrata 3 vjecare e siper per qiradhenesin aplikohet komisioni i barabarte me vleren e 2 muajve te qirase.
Konfidencialiteti i marredhenies tregtare eshte nje nga parimet baze te biznesit ne te cilin operojme, nje nga pikat te cilat ne krenohemi dhe gjithashtu i garantuar nga Legjislacioni ne fuqi ne Republiken e Shqiperise.