Apartamente per shitje ne nje kompleks te ri prane plazhit te Golemit (GLS-416-1b)
ID | GLS-416-1b |
Lloji prones | Apartament |
Status | Në Shitje |
Çmimi € | 64.175 Euro |
Kati | 0 |
Sipërfaqe m2 | 75. 5-114 m2 |
Dhoma | 0 |
Tualete | 0 |
Ballkone | 0 |
Parkim | Jo |
Qyteti | Golem |
Adresa | Golem |
Apartamente per shitje prane rruges se Plazhit ne Golem.
Pozicionohen disa metra larg bregdetit ne nje kompleks te ri pallatesh te perfunduar ne vitin 2014.
Kompleksi ka 2 seksione te ngjitura me njera- tjetren me godine banimi 5-kate, papafingo dhe nje kat te nendheshem. Eshte i ndertuar sipas modelit Anglez me kushte teper moderne dhe bashkohore.
Apartamentet fillojne me siperfaqe nga 75.5 m2, 82.5 m2, 85.5 m2,112.5 m2 dhe 114 m2.
Ne shitje eshte edhe nje apartament papafingo me cmim 240.000 Euro i cili ka siperfaqe banimi prej 170.5 m2, verande 110 m2 dhe ballkone 42 m2.
Punimet brenda kompleksit jane teper cilesore ku mund te permendim disa prej tyre: instalime elektrike te firmes Sali, termoizolim me sistemin kapot, ashensor te pajisur me kondicioner dhe televizor, dritare dopio xham termike dhe te pajisura me grila, mermer me granite natyrale, dyer te blinduara etj.
Kompleksi gjithashtu ju ofron administrim, ambiente te gjelberuara dhe te ndricuara, hyrje – dalje ne dy ane te saj dhe hapesira te perbashketa komode.
Zona eshte e qete dhe po zhvillohet me ritme shume te shpejta kohet e fundit. Projekti per rrugen e Plazhit tashme eshte miratuar dhe pritet te vihet ne zbatim ne muajt e ardhshem.
Keni mundesi per blerjen e vendeve te parkimit te makinave ne garazhd me cmim prej 11.000 Euro.
Nese po kerkoni te blini nje apartament ne bregdetin e Golemit ne nje zone te qete dhe larg zhurmave atehere ne kete kompleks mund te gjeni pronen e duhur.
Apartamentet jane te pajisura me dokumentacion te rregullt hipotekor.
Cmimi: 850 Euro / m2