Te investosh ne pasuri te patundshme mendohet qe eshte investimi me i sigurte i mundshem. Por cdo levizje duhet bere me kujdes .
1.Studim tregu: njiheni me cmimet aktuale te cdo zone , dhe ne cilat zona ka perspektive te ngrihen apo te ulen keto cmime. Ne cilat zona eshte me e predispozuar te kete vleren e qirase me te larte dhe cila jo.
2.Beni nje blerje te zgjuar: beni nje blerje te zgjuar duke perzgjedhur nje zone qe ne te ardhmen do kete cmime dhe vlere me te larte. Investoni dhe blini aty ku projektet e aferta jane ne proces per ta bere ate zone me te mire dhe ne menyre automatike ne nje te ardhme te afert do kete rritje te vleres nga sa e blini.
3.Caktoni llojin e prones: eshte e rendesishme te keni nje ide te caktuar te investimit dhe prones qe ju duhet te blini. Mund te merrni nje prone per banim ose per biznes qe ne te ardhmen do plotesoje nevojat dhe kerkesat tuaja. Per banim mund te keni nje mundesi me te mire per te banuar vet dhe per biznes nje mundesi per te zhvilluar nje biznes ne te ardhmen.
4.Historiku i prones: ndodh ne Shqiperi qe historiku i prones te jete shume i rendesishem. Nese ajo eshte pajisur me certifikate pronesie apo jo dhe nese eshte kjo prone e bllokuar nga detyrime te ndryshme.
5.Zgjidhni agjencine e duhur
Zgjidhni nje zyre imobiliare qe ju jep besim eshte korrekte dhe respekton kerkesat tuaja. Nje agjenci me staf te perkushtuar do te di t’ju propozoj pronen me te pershtatshme per ju.