Procedurat dhe pagesat ne procesin e shit-blerjes se prones!

Gjate punes sone verejme qe personat e interesuar mbivleresojne disa procese tejet te thjeshta proceduriale qe kane te bejne me shitjen e nje prone . Procedura e shitjes se nje prone te paluajsthme nuk eshte aq komplekse sa prentendohet nga shumica e klienteve. Ne teresi procesi eshte i thjeshte dhe duhet te jete tejet transparent per palet e perfshira.

 Meposhte po ju rendisim cilat jane hapat dhe  detyrimet e seciles pale, shitese dhe blerese ne lidhje me kete proces.

Pala shitese:

Fillimisht nis me perzgjedhjen e agjencise imobiliare per reklamimin e prones. Kjo perzgjedhje eshte e rendesishme pasi ka te beje me reklamimin e trajtimin sa me te mire qe i behet prones suaj. Nje Agjent i mire imobiliar eshte i afte menjehere te zbulloje tregun real qe mund te kete nje prone . Gjithashtu nje agjensi e afte e rrit ne menyre eksponenciale mundesine e shitjes dhe ju ofron keshillim si ligjor ashtu dhe ekonomik. Ne teresi jane disa aspekte te nje prone te cilat duhet te merren parasysh ne percaktimin e cmimit.  Para caktimit te cmimit perfundimtar ,  me ndihmen e agjentit te agjencise llogariten dhe faktore te jashtem qe ndikojne direk mbi cmimin , nder to me e rendesishmja  , Tatimin e Fitimit” qe mund te rrjedhe nga ky proces.

Si percaktohet kjo takse?

Taksa percaktohet nga diferenca e cmimit te shitjes dhe cmimit te blerjes qe eshte shenuar  ne kartelen e prones. Kjo diference taksohet me 15%, shume e cila duhet derdhur ne momentin e shitjes se prones. Duhet pasur shume kujdes ne momentin e shitjes se pronave te perftuar nga nje leje ndertimi apo te pronave te perftuar nga Ligji per Legalizimin. Ne rast se prona e patundshme eshte rivleresuar atehere ky tatim paguhet duke pasur parasysh diferencen e cmimit te shitjes me vleren qe prona ka marre pas rivleresimit.

Detyrimet e pales shitese te nje prone te paluajteshme.

·        Taksen 15 % te differences se cmimit te shitjes dhe vleres se prones ne kartele.

·        Komisionin e  agjencise ( 2% te vleres).

·        Pagesat per rifreskimin e karteles se pasurise prane noterit. ( 2000-3000 Leke)

Ketyre detyrimeve ne vlere monetare ju shtohen dhe disa detyrime proceduriale. Ne momentin e shitjes prona duhet te jete pa barre hipotekore. Ne rastin se prona eshte e bllokuar me barre atehere eshte e nevojshme njoftimi dhe pranimi i kesaj shitje nga ana e subjektit qe e ka kredituar.  Gjithashtu prona duhet te jete pa detyrime ndaj te treteve per sa i takon faturave te energjise elektrike apo ujit te pijshem . Se bashku me shitjen e prones pronari dorezon dhe librezat e ketyre detyrimeve.

Pala blerese:

Bleresi , ndryshe nga shitesi nuk ka detyrime ne lidhje me tatimin qe rrjedh nga shitja e prones por  ka disa detyrime te tjera qe mund te permblidhen ne:

·        Pagesen e tarifes se noterit  sipas Kodit Civil per kontraten e shitjes. Kjo pagese eshte ne varesi te cmimit te shitjes dhe varion nga 0.23% – 0.35% pa Tvsh sipas udhezimit te Min.Drejtesise. Ne cdo moment keshillohet qe bleresi te kete dijeni perpara aktit te firmosjes mbi vleren ekzakte te ketij detyrimi.

·         Pagesen per Regjistrimin e Kontrates ne ZRPP ( 7000 leke)

·        Pagesen e komisionit te agjencise ( 1 % te vleres)

Ne teresi detyrimi i bleresve permblidhet vetem ne detyrimin per te regjistruar kontraten prane ZRPP dhe detyrimi per te ndryshuar titullarin e kontratave te furnizimit me energji elektrike dhe ujit te pijshem ne momentin e marrjes ne dorezim te prones.

 Procesi i shitjes

Dy palet i drejtohen nje zyre Noteriale. Noteri ben rifreskimin e karteles me nje kerkese online, proces  ky qe mund te vonoje deri ne 48 ore. Pas marrjes se karteles se rifreskuar procedon me hartimin e  kontrates e shitjes.

Kontrata e shitjes  firmoset nga 2 palet dhe noteri , shuma  e vleres se shitjes kalohet ne llogari te noterit dhe qendron aty deri ne perfundim te procesit.  Kontrata e hartuar dergohet nga pala blerese ose zyra noteriale per regjistrim ne Zyren Regjistrimin te Pasurive te Paluajteshme . ZRPP kontrollon titullin e pronesise dhe gjithashtu percakton nese ka detyrim tatimor ne kete proces. Ajo njofton qe shumen qe duhet paguar si tatim mbi fitimin. Kjo shume mund te paguhet si nga pala shitese nepermjet nje transaksioni drejt ZRPP ose te udhezohet Noteri qe te paguhet nepermjet shumes se bllokuar ne llogari te noterit .  Pasi te kete mbaruar e gjithe procedura dhe te kete kaluar pronesia ne emrin e bleresit atehere noteri brenda 24 oreve kalon te tere shumen ne llogarine e shitesit. I gjithe ky proces nuk zgjat me shume se 14-21 dite.  

Si perfundim eshte deshira jone qe te theksojme qe ky proces eshte tejet i thjeshte . Ajo qe eshte me e rendesishme per secilen pale eshte perzgjedhja e Agjencise imobiliare qe do trajtoje pronen tuaj. Nje agjent i mire imobiliar eshte i afte qe te realizoje marreveshjen me te mire per te dyja palet , ne kohen me te shkurter dhe me thjeshtesine me te madhe .   

Publikuar fillimisht ne faqen tone zyrtare ne Linkedin . https://www.linkedin.com/pulse/sa-e-thjeshte-eshte-procedura-shit-blerjes-se-nje-prone-al/

Posted by Staff RealEstate.Al